Veprimtaria e Byrosë për zhvillimin e arsimit përfshin komponente me të cilat përcaktohen qëllimi dhe përmbajtja e punës edukativo arsimore në lëminë e arsimimit parashkollorë, fillorë, të gjimnazit, profesional të mesëm dhe arsimimit të lartë, arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, arsimimit të të rriturve, shtëpive të nxënësve, si dhe për arsimimin e fëmijëve dhe qytetarëve të Republikës së maqedonisë jashtë vendit për mësimin e gjuhës amtare dhe kulturës.
•    I vërteton nevojat për zhvilim të sistemit edukativo arsimor;
•    Përgatit dhe propozon plane mësimdhënëse dhe ngrit inicijativë për përpunim të programeve mësimdhënëse;
•    Kryen vërtetimin e nevojave për zhvillim profesional të kuadrit edukativo arsimor dhe udhëheqës;
•    Zbaton hetime në lëminë e arsimimit;
•    Kryen ndihmë të rregullt këshilldhënëse profesionale në shkolla;
•    Kujdeset për përpunimin e standardeve arsimore dhe standardeve që kanë arritur nxënësit;
•    Përpunon konceptimet për libra mësimorë;
•    Përgatit metodologji për vlerësimin e shkrimeve;
•    Veprimtari botuese lidhur me punën edukativo arsimore;
•    Zhvillimin e sistemit informativ dhe baza të të dhënave.

Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3064-131; 02 3089-031