Personat përgjegjës dhe zyrtarë, si dhe udhëheqësit e sektoreve për çëshjte juridike dhe punë të përgjithshme të Shoqatave aksionare në pronësi të shtetit dhe më shumë Odave të cilat kryejnë autorizime publike, ishin pjesëmarrës në punëtorinë e pestë të fundit me temë: “Qeverisje e mirë dhe realizimi i të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, që u mbajt sot në hotelin “Arka” në Shkup. Organizatorë të këtij takimi interaktiv edukativ ishin Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik me Misionin o OSBE-së në Shkup, e që për qëllim ishte ngritja e vetëdijes dhe shkallës së njohjes për pjesëmarrësit me Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik, me ndryshimet e të njëjtit të vitit 2010, si dhe me mundësitë të cilat dalin nga ai për poseduesit dhe për kërkuesit e informacioneve me karakter publik.


