Anëtarët e grupeve punuese të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale mbajtën edhe një punëtori të përbashkët me temën “Promovimi i dy të drejtave – E drejta e qasjes së lirë në informacione me karakter publik dhe e drejta e mbrojtjes e të dhënave personale”. Punëtoria është pjesë e projektit Përkrahja e qasjes në të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale”, që financohet nga programi IPA TAIB 2012, e që u mbajt më 13 korrik të vitit 2017 në hapësirat e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në trajnim morën pjesë 17 persona zyrtarë për proceduim në kërkesat për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe oficerë për mbrojtjen e të dhënave personaletë ministrive dhe inspektorateve, si dhe nga Drejtoria e doganës së Republikës së Maqedonisë.

Me prezantime të veta u drejtuan Cvetan Stanoeski nga Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik, përfaqësuesit e DMDHP, Manuela Stanoevska Stoillkovska dhe m-r Marjana Pllanojeviq, Jernej Rovshek, ekspert kyç nga fusha juridike të Projektit dhe ish Zëvendësi i avokatit të popullit të Sllovenisë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Desisllava Toshkova, Tim Lider i Projektit.