Veprimtaria dhe kompetenca e arsimit të mesëm rrjedhin nga Ligji për arsim të mesëm.
• arsimi i mesëm është i obligueshëm për çdo qytetar dhe është pa pagesë në shkollat e mesme publike;
• realizohen plan-programe për arsim gjimnazist dhe profesional;
• veprimtaria është me interes publik dhe kryhet si shërbim publik;
• veprimtaria edukativo arsimore në shkollën e mesme zbatohet në gjuhën maqedone dhe shkronjat qirilike, kursë për pjesëtarët e nacionaliteteve zbatohet në gjuhën dhe shkronjat e nacionaliteteve në mënyrë dhe nën kushte të vërtetuara me ligj;
• në shkollat private mësimi mund të zhvillohet edhe në gjuhë të huaj;
• shkollë shtetërore themelon Qeveria e RM-së, shkollë private mund të themelojë person juridik, vendor apo i huaj, kurse shkollë komunale gjegjësisht shkollë të Qytetit të Shkupit mund të themelojë Njësiti i Drejtorisë qytetare vetëm për arsimim profesional të mesëm;
• shkolla e mesme mund të fillojë me punë atëherë kur Ministria do të sjellë vendim për verifikim;
• me planet dhe programet për veprimtari edukativo-arsimore vërtetohen qëllimet dhe detyrat, përmbajtja, lloji dhe zgjatja e arsimimit në shkollat publike dhe private si dhe profili i kuadrit i cili e realizon programin;
• planet dhe programet për shkollat publike i përgatit Byroja për zhvillim të arsimit, kurse ato plane dhe programe i sjell mministri;
• të njëjtat mund t’i propozojnë edhe shkollat, ndërmarrjet, entet dhe persona tjerë juridik për kënaqjen e nevojave të tyre të posaçme;
• puna e shkollave të mesme gjatë vitit shkollorë vërtetohet me program vjetor;
• e sjell Këshilli shkollor në propozim të Këshillit të arsimdhënësve.
Arsimi i mesëm realizohet nëpërmjet planeve dhe programeve për:
arsim gjimnazist;
– arsim profesional;
– arsim të mesëm artistik;
– arsmim të mesëm për nxënës me nevoja të posaçme arsimore;
– në arsimin gjimnazist mund të realizohet edhe programi për maturë ndërkombëtare për të cilën ministri jep pajtueshmëri;
– programi është me rëndësi të njëjtë si dhe arsimimi gjimnazist;


