• Kujdeset për koordinim të aktiviteteve dhe implementimin e obligimeve të ndërmarura nga Republika e Maqedonisë me aranzhmanet e institucioneve relevante finansiare dhe organizatat ekonomike dhe institucione (publike dhe private);
• Siguron përkrahje profesionale, bën analizë dhe përgatit mendime dhe materiale dhe inicon propozime për ndryshim apo sjellje të akteve për nevojat e Zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje ekonomike (në tekstin e mëtejmë: ZKQRM për çështje ekonomike), i cili i koordinon reformat ekonomike dhe e informon për çështje në kompetencë të Sektorit;
• Kryen koordinime të implementimit dhe mendime të reformës rregullative – gijotinë të dispozitave;
• Kryen koordinime dhe përcjellje të procesit për vlerësim të ndikimeve të rregullativës ligjore mbi sektorin e punës;
• Bashkëpunon me ministritë, Sekretariatin për legjislacion dhe institucionet tjera lidhur me çështjet e reformës rregullative dhe jep kahje për implementimin e tij;
• Bashkëpunon me Zyrën e Kryetarit të Qeverisë me çështjet e lëmisë së reformave ekonomike;
• Siguron komunikim me biyens bashkësinë vendorë dhe ndërkombëtarë, sindikatat dhe organizatat joqeveritare rreth relizimit të prioriteteve strategjike të Qeverisë nga lëmia e ekonomisë;
• Për nevojat e Kryetarit të Qeverisë dhe Qeverisë jep përkrahje profesionale dhe logjistike në bazë të planifikimit strategjik nga lëmia e reformave ekonomike;
• Realizon bashkëpunim me sektorë e Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë, me ministritë dhe organet tjera të Drejtorisë shtetërore, si dhe me institutcionet relevante ndërkombëtare ekonomike dhe financiare;
• Këshillit ekonomik i jep përkrahje profesionale dhe logjistike dhe
• Përgatit Raport vjetor për punën e vet.


