Ministria për punë të jashtme i kryen punët që kanë të bëjnë me:
• Me punët e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë;
• Zbatimin, zhvillimin dhe koordinimin e marrëdhënieve, paraqitjen dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë në plan ndërkombëtarë;
• Mbrojtjen e interesave të drejtat dhe pasurinë e Republikës dhe shtetasit e saj dhe të personave vendor juridik jashtë vendit;
• Koordinimin dhe lajmërimin për politikën nga kompetenca për të cilën është themeluar;
• Kujdesin për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje;
• Organizimin dhe udhëheqjen me përfaqësitë diplomatike, konzulare e tjera të Republikës së Maqedonisë, si dhe organizim të sistemit të lidhjeve me ato;
• Nënshkrimin, ratifikimin dhe ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare;
• Përcaktimin dhe shënimin e kufirit shtetërore;
• Komunikimin dhe bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike dhe konzulare të jashtme të shteteve të jashtme dhe misioneve të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë;
• Akreditimin e ambasadorëve, pranimin e letrave akreditive, dhënien e privilegjeve dhe imuniteteve të përfaqësuesve diplomatik të huaj dhe përfaqësi të orgamizatave ndërkombëtare qeveritare dhe punë tjera në lidhje me emërtimin dhe thirrjen e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
• Mbledhjen, të studiuarit dhe kujdesjen për dokumentacionin e huaj dhe atë vendor nga kompetenca e saj dhe;
• Kryen punë tjera të vërtetuara me ligj.
Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3115-266; 02 3110-333; 02 3115-790


