Ministria për punë të brendshme i kryen punët që kanë të bëjnë me:

•    Realizimin e sistemit të sigurisë shtetërore dhe publike;
•    Lajmërimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit;
•    Shtetësinë dhe dokumentet për udhëtim për kalimin e kufirit shtetëror;
•    Lëvizjen dhe qëndrimin në vijën kufitare;
•    Kontrollën e kalimit të kufirit shtetëror, si dhe punë të caktuara në lidhje me vërtetimin dhe vendimin e incidenteve kufitare dhe lëndime tjera në kufi;
•    Qëndrimin dhe lëvizjen e të huajve;
•    Prodhimin, qarkullimmin, skladimin dhe mbrojtjen nga lëndët djegëse, gazrave, eksplozive dhe materialeve tjera të rrezikshme dhe bartjen e këtyre materialeve ;
•    Dhënien e ndihmës së parë gjatë fatkeqësive elementare dhe epidemive;
•    Furnizimin, posedimin, bartjen dhe kontrollin e shënimit të armës dhe municionit;
•    Mbikqyrjen në kompetencë të sajë dhe
•    Kryen punë tjera të vërtetuara me ligj.

Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3117-222; 02 3112-468