Agjencioni për të rinjë dhe sport i kryen punët që kanë të bëjnë me:
• Kujdesin e zhvillimit psikofizik të të rinjëve dhe mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e varësisë, prostitucionit, krimit dhe paraqitjeve tjera sociopatologjike;
• Kujdesin për statusin e të rinjëve;
• Nxitjen dhe ndihmën e formave të ndryshme të organizimit të të rinjëve;
• Ndërmarjen e aktiviteteve për krijimin e kushteve për mbajtjen e të rinjëve të aftë dhe të talentuar në Republikën e Maqedonisë, si dhe krijimin e kushteve për stimulim të kthyerjes së tyre në Republikën e Maqedonisë;
• Përcjelljen e aktiviteteve sportive dhe sportivo – rekreative nga lëmia e sportit;
• Përcjelljen e zhvillimit të sportit kulmor dhe
• Kryen punë tjera të vërtetuara me ligj.
Informacione më të hollësishme mund të merrni në telefonat:
02 3119-628; 02 3138-534


